“FBI”-ja shqiptare përvesh mëngët më 1 shtator, 60 hetues do trajnohen në SHBA

“Byroja Kombëtare e Hetimit” e njohur ndryshe si FBI-ja shqiptare pritet të nisë nga puna më një shtator të këtij viti. Byroja do të jetë në drejtimin e ish-numrit dy të policisë së shtetit, Aida Hajnaj.

Nga Prokuroria e Posaçme mësohet se ka përfunduar programi trajnues për zonjën Hajnaj, e cila me nisjen e punës do t’i nënshtrohet edhe trajnimit.

Ndërsa pritet që javën e parë të shtatorit të rifilloj puna edhe për rekrutimin e 60 agjentëve të BKH-së të cilët pasi të kualifikohen me një proces konkurimi do të trajnohen më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Selia e BKH do të jetë në katin e katër të godinës aktuale të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit e Korrupsionit, e cila aktualisht po i nënshtrohet një proçesi rikonstruksoni.


Shtuar 12.08.2020 21:47