Gjendet pranë shtëpisë një shishe helmi, detaje të reja rreth tragjedisë në familjen Tola në Bulqizë
Të tjera detaje janë zbardhur nga tregjedia në Ostren të Bulqizës ku humbën jetën tre pjesëtarë, ndërsa në spital gjendet edhe një vajzë.

Mësohet se grupi hetimor ka gjetur pranë banesës një shishe të vogël 50 gramëshe e cila çlironte aromë të rëndë.

Familjarët thanë se ajo mbante pesticide për patatet, ndërsa është dërguar për ekzaminim në laborator për të zbuluar nëse ishte ajo shkaku që i mori jetën Rajmonda Tolës, vajzës së saj Rudinës dhe djalit Fationit. Kryefamiljari ishte në Greqi si emigrant.

Ka qenë pikërisht kunata e gruas ajo që zbuloi ngjarjen e rëndë thuajse rreth orëve të mesditës pasi dera e familjes nuk ishte hapur.

Mësohet se trupi i viktimave, saktësisht nënës, vajzës dhe djalit janë gjetur në dysheme në pozicione të ndryshme nga njëri-tjetri, me shkumë në gojë që të jep përshtypjen e helmimit. Ndërkohë vajza që ka shpëtuar është gjetur në një krevat ngjitur te muri, pa mundur të komunikonte dot.

Një tjetër pistë dyshimi është se ata e ndjera bashkë me fëmijët kishin qenë te kunata për darkë deri në orën 22:00 dhe të nesërmen janë gjetur të pajetë.

Shtuar më 16/02/2020, ora 14:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori