A do e nënshkruanit pavarësinë e Kosovës? Kryeministrja e Serbisë i përgjigjet pyetjes “1 milionëshe”

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç është shprehur se nuk do ta nënshkruante pavarësinë e Kosovës.

E pyetur nga gazetarët për këtë çëshje, përgjigja e saj ka qenë e prerë, vetëm një “jo”.

Brnabiç ka shtuar gjithashtu se rrugëtimi europian i Serbisë nuk varet nga njohja e Kosovës.

Sipas marrëveshja duhet vetëm për fqinjësi të mirë në rajon.

“Në këtë fazë, BE dhe SHBA nuk kanë thënë se nuk ka anëtarësim në BE pa njohjen e Kosovës, por se nuk ka anëtarësim pa një zgjidhje afatgjatë të çështjes së Kosovës”, tha Brnabiç.

Sipas mediva serbe, Brnabiç beson se është e mundur një marrëveshje historike midis Kosovës dhe Serbisë, por thotë se për këtë duhen udhëheqës të guximshëm dhe me vizion.

Kryeministrja thekson se Serbia është e angazhuar për zgjidhjen e konfliktit me Kosovën dhe sipas saj interesi i Serbisë është paqja dhe stabiliteti, si dhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

“Gjetja e një kompromisi që do të siguronte paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm dhe rruga jonë evropiane janë në interesin e Serbisë, sepse ato do të sigurojnë që ne të vazhdojmë të forcohemi ekonomikisht”, tha kryeministrja e Serbisë./albeu.com


Shtuar 16.10.2021 19:27