Gjendet pas 12 ditësh trupi i peshkatarit të mbytur në lumin Drin
Gjendet pas 12 ditësh trupi i peshkatarit të mbytur në lumin Drin.

54-vjeçarit Agim Zeqja është gjetur rreth 300 metra larg vendit ra në ujërat e Drinit.

Viktima u mbyt më 28 janar, ndërsa familjarët fajësuan autoritetet se për të kërkuar trupin e njeriut të tyre kishin sjellë polumbar amatorë.

“Sot është dita e tretë që nga humbja e vëllait, përsa i përket shtetit, ka ardhur formalisht në darkë pas 6 orësh, kanë bërë një zhytje amatorësh. Sa i përket ditës së djeshme, mund të themi se ishte e papërshtatshme ndërhyrja, por sot ora është 13 dhe ende asgjë. Sa i përket shoqërisë dhe çunave me skafa privatë dhe të gjitha mjetet kanë qenë në gadishmëri, ndërsa shteti pothuajse nuk funskionon fare. I bëj apel shtetit që të vihet në lëvizje për të gjetur vëllain tim. Është turp që shteti vjen me dy amator polumbarë, pa një mjet lundrues e pa asgjë tjetër, thjeshtë formalisht”, – tha Shyqyri Zeqja, vëllai i viktimës.
Shtuar më 10/02/2019, ora 11:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori