VIDEO/ Imami shqiptar, kryebashkiak për një ditë në SHBA

Gazmend Aga është imami i komunitetit musliman shqiptar në SHBA, i cili u bë kryetar bashkie për vetëm një ditë në SHBA. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai ka folur për jetën e tij dhe të komunitetit shqiptar në Amerikë.

Sakaq, ka treguar eksperiencën se si u përzgjodh kryebashkiak për një ditë.

“Unë kam rreth 6 vite që kam shërbyer si Imam në një nga shtetet me popullësinë më të madhe shqiptare në Amerikë. Ka shqiptarë që kanë ardhur në fillim të viteve 1900, pastaj kemi një grup të madh të shqiptarëve, të cilët kanë themeluar edhe xhaminë, një nga më të vjetrat në të gjithë Amerikën, në vitet ’50, pra pak a shumë në kohën e komunizmit. Kemi edhe atë valën më të madhe të shqiptarëve pas viteve ’90 dhe shqiptarët janë një nga komunitet më të mira dhe më të vlerësuar. Tashmë në të gjithë sferat e shoqërisë, ka gjykatës, policë, ka mësues, imam.

Shqiptarët më ngacmonin, na ul taksat, por unë isha i qartë. Ajo që ne shohim është se si shqiptarët ndihen se si në shtëpinë e tyre në SHBA”, tha ndër të tjera Aga./abcnews.al


Shtuar 21.02.2023 10:47