Gjendet një vajzë e humbur, shqiptare nga Maqedonia
Pëlqej
Roja bregdetare në Durrës ka mundur të gjejë sot një vajzë rreth 8-9 vjece e cila kishte humbur në plazhin e Durrësit. Bëhet me dije se vajza është identifikuar si Agnesa Hajrulli, shqiptare nga Maqedonia.

Agjensia Kombëtare e Bregdetit bën me dije se vajza e mitur është gjetur që sot në orën 14:00, por nuk është arritur ende të njoftohen prindërit apo familjarë të vajzës.

AGJKB-ja lë edhe numrin 069 60 86 280 për të kontaktuar të gjithë ata që duan më shumë informacione, ndërsa shton se vajza ndodhet pranë kampusit të kësaj agjensie në Durrës.
Shtuar më 21/08/2014, ora 22:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori