Kosovës i ikën nga duart fitorja, Dardanët dalin me një pikë nga Izraeli

Kosova i ka nisur kualifikueset e Euro 2024 me një barazim.

Dardanët kanë barazuar 1-1 në transfertë kundër Izraelit në ndeshjen e parë të Grupit I.

Kosova zhbllokoi sfidën falë një autogoli të Dasa në minutën e 36′.

Në të dytën Rashica dyfshoi shifrat por VAR i hoqi golin anësorit.

Ndërkohë, Peretz 56′ barazoi për vendasit duke i hequr mundësinë e 3 pikëve Kosovës.

Në ndeshjen e radhës, Kosova pret më 28 mars Andorran në “Fadil Vokrri”. 


Shtuar 25.03.2023 19:57