Gjendet një letër e çuditshme në autobusin e Tiranës (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një letër e pazakontë është gjetur në autobusin e një linje urbane në Tiranë. Bëhet fjalë për një thirrje drejtuar pasagjerëve për t'u ngritur kundër fatorinove që sipas saj vjedhin dhe dhunojnë qytetarët.

Letra është publikuar nga regjisorja Elma Doresi e cila shkruan: "Miku që na do të mirën ne…Po emër s’ka…adresë s’ka e s’ka…Atëherë nuk qenka mik…Ps : Kjo letër është gjetur në autobus sot".

Letra

U bëjmë këtë thirrje si më poshtë:

Fatorinot po ofendojnë dhe po vjedhin udhëtarët brenda në autobus gjatë udhëtimit.

Shoqata e madhe e rrjetit shoqëror ju fton të bëjeni përfaqësues të gjithë ju. Përfaqësimi juaj në shoqatë shënon një epokë të re në historinë e populit tonë.

Bashkohuni në shoqëri me ne

Bashkohuni me idenë tonë së bashku ne do të fitojmë.

Gëzuar festat e Vitit të Ri.

Më lejoni t’ii uroj gëzuar të gjithëve ju që më doni e (që s’më doni).

Ky vit që po vjen se di për ju si po ju gjen. I ankohemi Vitit të Ri për padrejtësi.

Gëzuar.

Shtuar më 14/12/2017, ora 13:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori