Benzema me fjalë të mëdha për Mbappe: Ai është një fenomen

Sumuesi i Real Madridit dhe i kombëtares së Francës, Karim Benzema ka fulur me superlativa për yllin tjetër francez, Kylian Mbappe.

Në një intervistë dhënë për AS, sulmuesi i Real Madridit ka thënë se po e shijon çdo moment në fushë me sulmuesin e Parist Saint Germain te Franca.

“Ai është një djalë i ri me shumë cilësi. Mbappe është një fenomen për shkak të futbollit të tij dhe për shkak të moshës së tij. Ai është shumë i mirë, dhe është një djalë shumë i mirë. Më pëlqen shumë të luaj me të, dhe gjithashtu me Griezmannin, i cili lëviz mirë në hapësira të vogla. Kuptohemi në mënyrë të mrekullueshme kur luajmë së bashku me ekipin e Francës. Më pëlqen të luaj me ta”, u shpreh Benzema.


Shtuar 9.10.2021 18:16