Policia gjen 6 vjeçarin në plazhin e Durrësit, apel qytetarëve

Policia bën me dije se orët e fundit ditën e sotme ka gjetur një djalë të mitur në plazhin e Durrësit, i cili ka humbur familjen.

Për t’u bërë sa më e lehtë gjetja e tij, policia ka bërë një përshkrim fizik të 6-vjeçarit Mateo Piperi.

“Nga veprimet e deritanishme dyshohet se shtetasi e ka emrin Mateo Piperi, 6 vjeç, banues në Tiranë. Është rreth 1 m i gjatë, me tipare të zeza, flokë të prera shkurt ngjyrë të zezë dhe një palë pantallona të shkurtra ngjyrë blu,” thuhet në njoftimin e policisë. /albeu.com/



Shtuar më 08/07/2017, ora 18:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori