Gjendet një burrë i plagosur në Librazhd, dyshimet e para
Pëlqej
Librazhd është gjetur një burrë i plagosur mbrëmjen e sotme. I plagosuri është gjendur në aksin Librazhd-Prrenjas, i gjakosur në kokë e fytyrë nga plagët e marra.

Sipas policisë, dyshohet se personi në fjalë mund të jetë aksidentuar nga ndonjë automjet. Ngjarja ndodhi në fshatin Xhyrë.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, dhe po punohet për zbardhjen e situtatës. Paraprakisht raportohet se personi është në gjendje të rëndë dhe është transportuar për në spital. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2018, ora 23:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori