Gjendet një tenxhere tjetër me paratë e grabitura në Rinas, ja ku
Gjendjet një tjetër vend me para të fshehura nga ato të grabitura nga grupi i hajdutëve të parave të bankave në rrugën e Rinasit.

Uniformat blu kanë zbuluar në zonën e Bathores një shumë parash të groposura brenda një tenxhereje. Nuk dihet ende se sa është shuma që ndodhet në tenxhere, por ajo që është e sigurt është fakti se bëhet fjalë për paratë e Bankës Kombëtare Tregtare që u grabitën në pritë teksa transportoheshin me dy makina blind drejt aeroportit të Rinasit.

Ndërkohë, më herët policia gjeti një pjesë tjetër të parave, të groposura në disa tenxhere presioni në Vlorë, pranë banesës së Neim Avdulajt, dhe një shumë tjetër në servisin e Fatjon Xhyliut, të dy të arrestuar për ngjarjen.

Deri më tani në pranga për grabitjen spektakolare të 3.2 milionë dollarëve të bankës, janë vënë 5 persona. I fundit u arrestua mbrëmë në Dibër, dhe bëhet fjalë për Admir Cerpjën.

Në kërkim është edhe personi që konsiderohet si “koka” e bandës, Admir Murataj, për të cilin policia është duke zhvilluar aksione të gjera për ta kapur./Albeu.com/
Shtuar më 18/02/2017, ora 19:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori