Gjendet në Prespë trupi i pajetë i një 48 vjeçareje
Dje në liqenin e Prespës është gjetur trupi i pajetë i një femre, e cila prej kohësh vuante nga çregullimet psikike. Trupi i saj është gjetur nga familjarët, në liqenin e Prespës.

Kufoma i përket shtetases 48-vjeçare me inicialet L.I., e cila prej kohësh vuante nga çrregullimet psikike. Kjo gjë është konfirmuar edhe nga familjarët në polici.

Raportohet më tej se në trupin e saj nuk janë gjetur shenja dhune dhe mendohet se ajo i ka dhënë vetë fund jetës. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2015, ora 10:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori