Gjendet në Budva motori i ujit ku dhe humbi gjurmët 32-vjeçari
Policia e Vlorës bën me dije se ka gjetur motorin e detit që përdorte 32 vjecari Santo Ymeraj, i cili rezulton i humbur prej natës së premtes.

Mësohet se motori është gjetur mbrëmjen e djeshme nga familjarët e të riut të zhdukur më Budva të Malit të Zi.

Motori ka qënë në largësi prej 10 miljesh nga bregu i Budvës dhe sipas familjarve motorri ishte gjysëm i mbytur dhe vetem pjesa e pare ishte mbi uje.

Edhe ditën e sotme vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 32-vjeçarit por deri më tani nuk ka asnjë shenjë. /albeu.com/



Shtuar më 04/04/2018, ora 09:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori