Gjendet i vrarë me armë në banesë një 63 vjeçar, policia nis hetimet
Gjatë mesnatës, një burrë 63 vjeçar është gjetur pa jetë në banesën e tij. Policia ende nuk ka asnjë informacion në lidhje me këtë ngjarje, ndërsa bën me dije se viktima është Pashko Mujaj.

Të njëjtat burime shtojnë se 63 vjeçari është gjetur i vrarë me armë në banesën e tij, në fshatin Bukpalaj. Aktualisht po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. /albeu.com/
Shtuar më 22/10/2014, ora 09:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori