Gjendet i vrarë një 37-vjeçar në Pogradec
Një 37-vjeçar">37-vjeçar është gjetur i pajetë në një lagje në Pogradec.
Bëhet me dije se banorët e lagjes nr 5 kanë konstatuar rreth orës 06:10 të shtrirë në tokë një person dhe menjëherë kanë lajmëruar policinë.

Nga hetimet e para si edhe këqyrja e trupit të tij, rezulton se viktima ka dëmtime në kokë dhe trup.

Policia ka bërë të mundur identifikimin e tij, dhe bëhet fjalë për K.Ç, rreth 37 vjeç, banues në fshatin Buzaisht, (rezident në Greqi).

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa polica ka ngritur grupin hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Albeu.com/
Shtuar më 15/02/2017, ora 08:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori