Berisha i drejtohet banorëve të Lazaratit: T’i shkurtojmë jetën armikut Edi Rama (VIDEO)

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ka kërkuar banorëve të Lazaratit që të bashkohën për të bërë të mundur një orë e më parë rrëzimin e Edi Ramës.

Berisha tha se Rama ka ushtruar terror ndaj Lazaratit dhe se për këto veprime, do të mbajnë përgjegjësi ligjore.

Ai ka përsëritur edhe një herë se do të jenë primaret ato përmes të cilave vetë banorët e Lazaratit do të zgjedhin kandidatët që duan t’i përfaqësojnë.

“Jeni dhe do mbeteni një emër i nderuar në përpjekjen e shqiptarëve për atdhetari. Ju siguroj se ata të cilët përdorën dhunë dhe terror ndaj jush, do marrin përgjigjen e merituar ligjore, do bëmë gjithçka së bashku me ju, t’i shkurtojmë jetën këtij armiku të egër të lirive, të lazaratasve dhe mbarë shqiptarëve.

Keni ngritur një seri problemesh, keni rekomanduar dhe shtruar çështje të rëndësishme, ju siguroj se do jenë pjesë të rëndësishme të programit të PD.

Ka marrë fund koha kur kryetari, kryesia e Tiranës, caktonte drejtuesit tuaj. Nga këto zgjedhje, do jeni ju që do zgjidhni kandidatin dhe qeveritarët tuaj, dhe u siguroj se respekti për votën tuaj do jetë absolut nga PD”, tha Berisha./albeu.com/