Gjendet i vdekur në kanal emigranti shqiptar, dje ishte kthyer nga Greqia
Një emigrant shqiptar i cili ishte kthyer dje nga Greqia është gjetur pa jetë në një kanal.

61-vjeçari është gjetur i vdekur në një kanal në anë të rrugës, në fshatin Gjastë të Sarandës.

I.A., u gjet i pajetë nga nipi i tij. Grupi hetimor ka nisur hetimet, ndërkohë pritet të bëhet ekspertiza për të përcaktuar shkaqet e vdekjes. /albeu.com/

Shtuar më 08/06/2016, ora 09:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori