Gjendet i varur në rrethana misterioze një burrë, nisin hetimet
Një 58 vjeçar është gjetur i varur në një magazinë në afërsi të banesës së tij, në rrethana misterioze. Viktima Ibrahim Halili, banues në fshatin Rrajcë të Librazhdit nuk ka pasur asnjë problem me ndonjë person.

Familjarët kanë dëshmuar për policinë se marrëdhëniet e viktimës me njerëzit që e rrethonin kanë qenë shumë të mira. Nga ana e uniformave blu, po vijon puna për përcaktimin e shkaqeve që kanë çuar 58 vjeçarin drejt një akti të tillë. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2014, ora 09:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori