Përplasen dy mjete në aksin Peqin – Elbasan, lëndohen drejtuesit

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin Peqin-Elbasan.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetër dhe për pasojë njëra prej tyre ka përfunduar jashtë rruge dhe është përmbysur.

Mësohet se drejtuesit mjeteve kanë pësuar vetëm lëndime të lehta.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.


Shtuar 18.08.2023 15:33