Gjendet i pajetë një person, dyshimet e para
Një person është gjetur i pajetë në fshatin Grapsh të Devollit. Sipas policisë, viktima dyshohet se mund të jetë emigrant i paligjshëm.

Nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë gjetur vdekjen për shkaqe aksidentale.

Ndërkohë trupi i pajetë do të dërgohet drejt morgut, ku pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Grupi hetimor, po punon për të identifikuar viktimën si dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Shtuar më 25/01/2021, ora 11:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori