Gjendet i pajetë brenda kamionit shqiptari në Itali
Një shqiptar është gjendur pa shenja jete brenda një kamioni në Itali mëngjesin e kësaj të marte.

Sipas raportimeve të mediave italiane, 45-vjeçari nga Shqipëria kishte disa ditë që kishte ndërruar jetë në kabinën e një kamioni të parkuar në qytetin Monselice.

Ditën e sotme, zjarrfikësit pasi ishin njoftuar për kamionin që kishte disa ditë që nuk kishte lëvizur nga zona Rovigana ku ndërhynë dhe zbuluan trupin e pajetë.

Vdekja e tij është ende e paqartë teksa do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkakun.
Shtuar më 27/10/2020, ora 13:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori