CAS ndihmon Atleticon, ndaj Man City do të jenë të gjithë tifozët

Lajm i mirë ka ardhur për Atletico Madrid në prag të ndeshjesh ndaj Manchester City. CAS ka pezulluar përkohësisht dispozitën e Komisionit të Apelimit të UEFA-s, i cili të hënën kishte urdhëruar mbylljen e pjesshme të stadiumit Wanda Metropolitano (5000 vende tifozësh spanjoll).

Në një deklaratë, Atletico njoftoi: “CAS i është përgjigjur kërkesës sonë dhe pezullon përkohësisht mbylljen e pjesshme të Wanda Metropolitano, prandaj të gjithë anëtarët dhe tifozët me bileta sezoni do të mund të hyjnë në stadium”

Prandaj mbrëmjen e sotme, stadiumi do të jetë i mbushur plotë për ndeshjen ndaj anglezëve të Manchester City./ h.ll/albeu.com


Shtuar 13.04.2022 16:07