Po lindin çiftet e para? Mbesa e Bujar Nishanit zbulon të preferuarin në “Big Brother” (VIDEO)

Prej dy ditësh dhe dy netësh 14 VIP që janë tashmë banorë të “Big Brother” po njihen më njëri tjetrin para gjithë shqipërisë dhe si duket kanë filluar debatet e para, krisjet, por madje edhe pjesa e preferuar e publikut, çiftet.

Në një moment Beniada Nishani, modelja e cila për publikun shqiptar njihet gjerësisht sei mbesa e ish-presidentit Bujar Nishani, është pyetur për mashkullin që i përshtatet dhe tiparet e tij dhe ajo ka bërë një krahasim me Ardit Çunin me të cilin duket se ka patur më shumë afrimitet këto dy ditë.

“Me Arditin ndihem mirë se është shumë i thjesht”, është shprehur ajo ndërkohë që Elhaid Cufi e ka pasuar duke thënë se u krijua çifti i parë dhe askush nuk ka kundërshtuar./albeu.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)


Shtuar 7.10.2021 18:42