Është
gjetur trupi i pajetë i një personi në ujërat e
lumit Buna në Shkodër. Viktima është shtetasi Ilmi Papavisha, 54 vjeç, i cili është
gjetur i vdekur në afërsi të fshatit Zus.
Mendohet të kenë qenë banorët atje të cilët kanë vënë re trupin e të ndjerit, të cilët më pas kanë lajmëruar dhe policinë, ndërsa
identifikimi i tij është bërë nga familjarët.
Nuk dihen rrethanat e mbytjes së 54-vjeçarit në ujërat e
lumit Buna, ndërsa unformat blu kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Shtuar më 05/08/2012,
ora 11:55