Gjendet e vdekur një shqiptare në Itali
Hapet dosja për vrasje lidhur me rastin ende misterioz të gruas 40-vjeçare shqiptare e gjetur e vdekur në lumin Po në rrethinat e Piaçencës në Itali. Ngjarja është klasifikuar si vetëvrasje detaje të tjera kanë dalë në dritë pas identifikimit, shkruan gazeta italiane “Il Giorno”.

Ajo është Ladina Kruja, 40 vjeçe nënë e dy fëmijëve. Hetimet tregojnë se ajo sapo kishte blerë një shtëpi në këtë zonë dhe kjo ngre dyshime se ajo mund të jetë vrarë.

Ditën e nesërme pritet që të bëhet autopsia për të zbuluar shkakun e vdekjes. Gjithashtu, Policia ka gjetur edhe automjetin e saj pak metra nga bregu i lumit.

Dëshmitarët thonë për Policinë se Kruja ishte shumë entuziaste për shtëpinë që kishte blerë dhe kjo ngre dyshime për pistën e vrasjes. Policia thotë se ka qenë motra e saj që ka bërë denoncimin për zhdukjen, por jo atë ditë që ajo është zhdukur, por dy ditë më pas.

Është zbuluar se gruaja është zhdukur që më 29 maj, por denoncimi ka ardhur më 31 maj nga e motra dhe trupi është zbuluar më 7 qershor nga Policia. /albeu.com/
Shtuar më 15/06/2016, ora 09:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori