Gjendet e vdekur një nxënëse në tualetin e shkollës në Fier (FOTO LAJM)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një gjimnaz në qytetin e Fierit, ku një adoleshente është gjetur e pajetë.

Ana Rina 17 vjeç është gjendet e vdekur në banjot e shkollës “Murialdo” ne Fier.

Mësohet se ka qenë një shoqe e saj ajo që e ka gjetur përtokë vajzën dhe e traumatizuar ka vënë alarmin në shkollë.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË

Më datë 06.03.2017, ora 14:40, njoftohemi se në Spitalin Rajonal Fier ka shkuar e vdekur nxënësja A.R, 17 vjeç, nxënëse e shkollës profesionale “Murialdo”.

Nga hetimi paraprak i ngjarjes rezulton se nxënësja A.R ka shkuar në tualetin e shkollës dhe nuk ka dalë prej andej për një kohë të gjatë.

Më pas kanë shkuar për kontroll personeli i shkollës dhe disa nga shokët e klasës dhe rreth orës 14:25 e kanë gjetur nxënësen të shtrirë në dyshemenë e tualetit, kanë lajmëruar ambulancën dhe e kanë nisur për në spital.

Nga kqyrja nuk janë konstatuar shenja dhune në trup. Paraprakisht dyshohet për helmim ose problem shëndetësor. Po bëhet kqyrja nga mjeku ligjor për të dalë në konkluzionin e shkakut të vdekjes. Hetimet vazhdojnë për sqarimin e rethanave të kësaj ngjarje./albeu.com/

Shtuar më 06/04/2017, ora 17:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori