Një bombë 500 kg është gjetur në ish-Fushën e
Aviacionit në Tiranë. Lajmin e ka bërë të ditur
ministrja e
Mbrojtjes, Olta Xhaçka e cila sqaron se i përket
Luftës së Dytë
Botërore!
Ministrja më tej shton se FA bënë shpërthim të telekomanduar të bombës.
"Forcat tona xheniere, të cilat pas pak javësh festojnë 100 vjetorin e krijimit, rikonformojnë se FA janë etalon i përkushtimit dhe profesionalizmit.
Një bombë me peshë 500 kg, e
Luftës së II
Botërore, u gjet në ish-fushën e
aviacionit në kryeqytet dhe djemtë tanë të xhenios e zhvendosën në poligonin e Bizës, ku u demolua në mënyrë të kontrolluar dhe plotësisht të sigurt," shkruan
Ministrja e
Mbrojtjes, Olta Xhaçka.
Shtuar më 27/12/2020,
ora 13:17