Lidhur me ekzekutimin e një 33 vjeçari në Holandë, ngjarje kjo e ndodhur në muajin prill, policia dyshon se ka
gjetur armën me të cilën është vrarë.
33 vjeçari
Ilirjan (Durim)
Sulku është qëlluar katër herë pas
koke, ndërsa ende nuk janë zbardhur shkaqet. Zhytësit në Roterdam të Holandës dyshohet se kanë
gjetur armën që u përdor për të vrarë
Ilirjan (Durim) Sulkun.
Sulku është qëlluar katër herë pas
koke, ndërsa po zbriste nga automjeti i tij në një vend parkingu. Autorët kanë braktisur një makinë BMW, duke e zhytur në det. Ndërkaq, policia holandeze beson se vrasja është një likuidim. Vëllai i Durimit, Besnik
Sulku, u vra më 26 maj në Tiranë gjatë një atentati ndaj Mentor Lufit, i cili dyshohet se ka lidhje me vrasjen e kryer në Holandë. /albeu.com/
Shtuar më 02/07/2015,
ora 09:38