PD: Aleatët brenda “shtëpisë së Ilirit” shantazhojnë njëri-tjetrin, janë peng i korrupsionit të tyre

Partia Dëmokratike ka hedhur akuza ndaj “Shtëpisë së Lirisë”, duke thënë se ish-kryeministri Sali Berisha kërkon vota për logon e LSI-së dhe do që të përdorë demokratët për hallin e tij dhe të aletëve të vetë.

Përmes një postimi në Facebook, PD shkruan se aleatët brenda shtëpisë së Ilirit, shantazhojnë njëri tjetrin dhe janë peng i korrupsionit të tyre.

“Non Grata kërkon vota për logon e LSI dhe sulmon Logon e PD. Non grata është në hall të madh. Sa më shumë i rritet halli, aq më shume gënjen e mashtron. Sa më shume bashkohen demokratët, aq më shumë i sulmon burracaku. Siç e ka bërë vetë të qartë non grata, çdo votë për kandidatët e Shtëpisë së Ilirit, është votë për Edi Ramën, njësoj si në vitin 2013. Non grata do t’i përdorë demokratët për hallin e tij dhe aleatëve të tij për partinë e re të Shtepisë së Ilirit.

Aleatët brenda shtëpisë së Ilirit, shantazhojnë njëri tjetrin dhe janë peng i korrupsionit të tyre.

Çdo votë për Berishën e Metën, mban Ramën”, shkruan PD./albeu.com


Shtuar 18.02.2022 10:35