Gjenden trupat e dy personave ne liqenin e Shkodres
Albeu.com
Trupat e dy personave të mbytur janë gjetur mëngjesin sotëm në liqenin e Shkodrës. Mësohet se viktimat janë shtetasit Gjovalin Smajli dhe Nikolin Shabi banorët të fshatit Hot të komunës Kastrat të rrethin e Malësisë së Madhe.
Mësohet se trupat e pajetë të dy personave janë gjetur nga kalimtarët të rastit të cilët pasi kishin parë trupat kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe polumbarët të cilët po bëjnë të mundur nxjerrjen e trupave nga liqeni.
Shtuar më 21/05/2010, ora 09:42
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori