Gjenden parcela me kanabis në malësinë e Tiranës, arrestohet një shtetas
Policia e Tiranës ka zbuluar një parcelë më kanabis në malësinë e Tiranës.

Një ditë më parë oficerët e Komisariatit të Policisë numër 4, kanë finalizuar operacionin “Maja e Ksulit”, ku edhe kanë gjetur një parcelë me 434 rrënjë kanabis sativa të mbjellë.

Në pranga është vënë Aqif Kryeziu, 54 vjeç, banues në Tiranë.

Nga informacionet që disponoheshin nga këto Specialistët e Policisë, se në afërsi të fshatit Urë në vendin e njohur si Maja e Ksulit, në një parcelë të hapur rishtas ishin kultivuar bimë narkotike, janë organizuar shërbimet me qëllimin e identifikimit të vendndodhjes dhe kapjes së personave përgjegjës të kultivimit të bimëve narkotike.

Nga kontrollet e ushtruara është gjetur parcela e kultivuar me bimë narkotike kanabis sativa, ku Aqif Kryeziu ndodhej në këtë parcelë.

Në këtë parcelë janë gjetur të mbjella rreth 434 bimë të dyshuara narkotike e kanabis, që u sekuestruan si provë materiale.

Policia thotë se po punon për identifikimin dhe dokumentimin e përfshirjen e personave të tjerë në këtë veprimtari kriminale.
Dosja i kaluar Prokurorisë së Tiranës për akuzën “Kultivimi i bimëve narkotike” /albeu.com/


Shtuar më 05/07/2017, ora 09:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori