Gjenden 10 çanta me drogë në Karaburun, po trafikohej drejt Italisë
Gjatë pasdites së sotme janë sekuestruar rreth 250 kg drogë në Karaburun të Vlorës. Droga u zbulua në zonën e Gjirit të Bristanit në Karaburun, ndërkohë që po vazhdon kontrolli i territorit pasi mendohet të ketë sasi të tjera lëndë narkotike në pyll, bën me dije policia.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se po tentohej të trafikohej lëndë narkotike në drejtim të Italisë, policia zbuloi 10 çantat me lëndë narkotike kanabis sativa.

Kontrolli po vazhdon me forca të përbashkëta të Drejtorisë Kufirit Vlorë, Delta Force dhe DVP Vlorë. Deri tani lënda narkotike është rreth 250 kg. Po kontrollohet dhe Gjiri i Dafinës ku deri tani janë gjetur 10 bidona benzine.Lenda narkotike në këtë zonë është transportuar me kafshë duke shfrytëzuar rrugët malore të veshtira që të çojnë në zonën mbas Karaburunit,” shkruhet në raportimin e policisë./Albeu.com/
Shtuar më 08/02/2017, ora 20:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori