Gjehen edhe 5 trupat e tjere ushtarake amerikane
Pëlqej
Albeu.com
Pas 18 ore kerkimesh jane gjetur edhe 5 trupat e tjere te pajete te ushtareve amerikane qe u rrezuan me avionin ushtarak tip MC 130 prane qytetit te Gramshit.Njoftimi konfirmohet nga Ministria e Mbrojtjes, e cila njofton se forcat ushtarake dhe ato policore pas nje operacioni te gjere kerkimesh mund te gjejne edhe 5 trupat e tjere te ushtarakeve. Nga i njeti burim mesohet se asnje nga trupat e gjetur nuk eshte identifikuar per shkak te demtimeve te shumta qe kane pesuar gjate renies me avion. Avioni ushtarak amerikan C130 u rrezua dje pas ores 20.05 minuta ne vendin e quajtur "Qafa e Ujte", ne vargmalin e Gribes, Gramsh dhe u raportua se kishte 9 persona ne bord, te gjithe personel ushtarak amerikan. Avioni qe eshte nisur sipas burimeve jozyrtare nga Aeroporti i Rinasit, ishte duke marre pjese ne manovra te perbashketa shqiptaro-amerikane. Avioni i rrezuar i perkiste bazes se Mildenhallit ne Britanine e Madhe. Gjeneral Pellumb Qazimi gjate nje konference per shtyp sot shpjegoi se "avioni i bazes se Mildenhallit te Britanise se Madhe, prej disa ditesh po kryente nje stervitje te perbashket shqiptaro-amerikane, me qellim rritjen e bashkepunimit ushtarak mes dy vendeve, veprime operacionale, veprime ne kushtet e pamjes se kufizuar, etj". Sinjali i ndihmes SOS u mor nga kulla e vrojtimit te Forcave Ajrore si dhe qendra e kontrollit civil ne aeroportin "Nene Tereza", Tirane.
Shtuar më 01/04/2005, ora 20:14
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori