Gjashtë heroinat e demokracisë që u masakruan në komunizëm
Regjimi komunist ka marrë qindra e mijëra jetë njerëzish nga fëmijët, adoleshtët e deri në figura të njohura.

Regjimi komunist nuk kursehej as mbi gratë e vajzat të cilat akoma s’kishin mbushur as 18-vjeç.

Në artikullin më poshtë ju njohim me 4 martiret të cilat u ekzekutuan, u dogjën në përpjekje për të mbrojtur fëmijët, familjarët e tyre apo antikomunistët.

MARIE TUCI

Ishte bijë e Gjomarkajve, Kapidanë të Mirditës">Mirditës, ka lindur në vitin 1928 dhe e vetmja si femër arrestohet në reprezaljet e vitit 1949.

Ishte e shkolluar në shkollat e Motrave Stigmatine në Shkodër, ka punuar si mësuese në Fanë.

Torturohet nga hetuesit xhelatë dhe prej mundimeve vdes në hetuesi në vitin 1950.

BARDHE CUB MARKU

Lindi në Kaçinar të Mirditës">Mirditës në vitin 1927, mëson në shkollën e Motrave Stigmatine në Shkodër.

Nga mundimet dhe vuajtjet vdes në Burgun e Shkodrës në vitin 1947.

LIZA MOLI

Lindi në Kaçinarë, Mirditë po aty mori mësimet e para, i rrethohet shtëpia nga forcat e sigurimit të shtetit.
Për të mos ju prerë miqtë edhe vetë me pistoletë në dorë ju hap rrugën miqve që shpëtojnë e ikin…

Vetë në moshën 20 vjeçare vritet me gjithë babain e saj, pas kësaj komunistët i djegin shtëpinë.

BARDHE BUSHKOLA

Ishte nga Selita e Mirditës">Mirditës, për të mbrojtur jetën e vëllajt të saj del para grykave të armëve të forcave të ndjekjes dhe bie e vdekur nën breshërinë e plumbave.

Ishte vetëm 16 vjeçe kurë e mbylli jetën e saj të re me një akt heroik të dashurisë së motrës për vëllain.

GJELA LLESH BIBA

Ishte nëna e tre fëmijëve që për të shpëtuar ata, antikomunistët dhe nderin e shtëpisë, vritet me gjithë bashkëshortin nga forcat e ndjekjes në Bukmirë, Mirditë në vitin 1947.

DILA KARAÇI

Lindi në Orosh të Mirditës">Mirditës dhe u martua në Thirrë të Fanit, Mirditë, ishte nuse e pa fëmijë, kurë i kërkojnë që të dilte vullnetare me shkuar në hekurudhë ajo kundërshtoj.

Me ngulmin dhe kërcënimin e organizatave të masave, familjarët detyrohen me e pranuar, por ajo la fjalën që para do të vetëvritej se do të shkonte.

Kështu bëri, të nesërmen kurë shkuan me e thirrur që të shkonte në aksion, e gjetën të varur në një pemë në oborrin e shtëpisë.

Ishte vetëm 22 vjeçe. /albeu.com/

Burimi: PRESS INDEPENDENT


Shtuar më 18/08/2017, ora 16:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori