Gjashte grate e kryeministrit
Albeu.com
Ju njihni vetëm Liri Berishën, bashkëshorten e kryeministrit të vendit, Sali Berisha… Por në të vërtetë janë edhe disa të tjera... Në fakt, më shumë se në jetën e tij, ato ndikojnë në punën e tij.Gratë gjithmonë janë në rolin e këshillueseve, të cilat Berisha absolutisht i dëgjon me vëmendje. Për mjaft çështje madhore të vendit, ato janë aty prezente. Gjashtë femrat e Berishës… Këshilltaret e zgjedhura prej tij në qeverinë aktuale. Femrat, që përveçse të zgjuara janë edhe të bukura. Femrat, që përpiqen të bëjnë balancën me meshkujt qeveritarë. Por më shumë sesa balancë, ato e meritojnë të jenë aty. Gojët e liga thonë që edhe pse në krye të qeverisë shqiptare është Sali Berisha, ajo “drejtohet” nga Argita, e bija e tij… Por ky pretendim bie poshtë. Pasi në fakt, ajo udhëhiqet jo nga një, por nga plot gjashtë femra. Duke qenë se edhe në familjen e Berishës ka barazi gjinore, ngjan se edhe në qeveri Berisha është përpjekur të ketë një popullim të femrave. Të paktën me këshilltaret e tij, ai e ka bërë pothuajse këtë. Edhe pse në rang ministrash nuk mund të flitet për këtë gjë. Këshilltaret e tij dëshmojnë se Berisha është nga ata meshkuj, që e dëgjojnë vërtet fjalën e femrave.

KËSHILLTARET
Shumica të reja, të përgatitura dhe me pozicione mjaft të rëndësishme. Por edhe simpatike… Po kush janë ato? Endirë Bushati, e cila gëzon një post të rëndësishëm, si Drejtore e Kabi-netit, është vetëm 31 vjeç, megjithatë ajo ka një curriculum të pëlqyeshëm për postin e saj. Maksimumi i moshës së grave të Berishës nuk i kalon të 47-at, ndërkohë që Suzana Guxholli është e vetmja që nuk e ka vendosur moshën e saj në të dhënat personale në faqen e internetit të Këshillit të Ministrave. Një personazh interesant tek “femrat e Berishës” është edhe zëdhënësja e tij, Juela Meçani, e cila u katapultua nga arti në politikë krejt papritmas. Çuditërisht, ish Miss-i dhe prezantuesja e emisioneve kulturore në RTSH, pas një mungese gati shtatëvjeçare në Shqipëri ngjalli mjaft habi kur ajo u vendos në vjeshtën e vitit 2007, zëdhënëse e Kryeministrit, duke zëvendësuar një mashkull, Dritan Mishtën. Padyshim, duke i dhënë edhe një frymë më rinore këtij ambienti. POSTET Endira Bushati është Drejtore e Kabinetit, ndërkohë që Mirela Tabaku, Këshilltare. Ish-Miss-i Juela Meçani, gëzon postin e Zëdhënëses së Kryeministrit, ndërsa As.Prof dr.Suzana Guxholli, është Këshilltare për Ekonominë. Valdete Vorpsi është Këshilltare për Bujqësinë dhe Agroindustrinë dhe Enkelejda Patozi, Kë-shilltare për Çështjet e Ujit.
Cilat janë ato…

ENDIRË BUSHATI - DREJTORE E KABINETIT
Bushati 31 vjeç, nga Shkodra, ka përfunduar Fakultetin e Drejtësisë me titullin “Student i Shkëlqyer” i Universitetit të Tiranës për vitin akademik 2000. Më pas ka ndjekur Master në të Drejtë Publike, po në këtë universitet. Ka marrë pjesë në mjaft trajnime, seminare dhe konferenca. Në muajin shtator 2005, ajo emërohet Drejtore Kabineti i Zëvendëskryeministrit, ndërkohë që qysh nga muaji nëntor 2000 dhe në vazhdim është pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës: Departamenti i të Drejtës Publike, Departamenti i të Drejtës Civile. Ajo është njohëse e mirë e gjuhëve; Anglisht, Italisht, Frëngjisht. Maj 2005, Anëtare e Këshillit Kombëtar të PDSH-së. Shkurt 2005, Kryetare e Grupimit Rinor Universitar Demokrat (GRUD). Shkurt 2005. Nënkryetare e FRPD-së.

MIRELA TABAKU - KËSHILLTARE
Këshilltarja 42-vjeçare nga Tirana, është diplomuar për Mjekësi në Universitetin shtetëror të Tiranës, ku ka përfunduar me Medalje Ari. Nga 1998-2000, ajo ka kryer Master në “Medical and Pharmaceutical Research”, në departamentin e Gjenetikës Mjekësore në Vrije Universiteit Brussel (Universiteti i Lirë Bruksel). Ka ndjekur një sërë trajnimesh, seminaresh dhe konferencash në fushën e mjekësisë dhe gjithashtu specializime në fushën e mjekësisë, apo edhe trajnime në fushën e kërkimeve shkencore mjekësore. Nga viti 2001-2005, ka qenë eksperte pranë Komisionit Europian për projektet e kërkimeve shkencore mjekësore, Bruksel. Në Këshillin e Ministrave është nga viti 2005- 2007, ku ka kryer funksionin Drejtore e Kabinetit të ministrit të Shëndetësisë dhe nga prilli i vitit 2007 është emëruar Këshilltare pranë Zëvendëskryeministrit për çështjet e shëndetësisë dhe punëve sociale.

JUELA MEÇANI – ZËDHËNËSE E KRYEMINISTRIT
Meçani 35-vjeçare, e njohur për të gjithë si një ish- Miss, është diplomuar në Tiranë për Gazetari, ndërkohë që në vitin 2004 diplomohet në Itali për gjuhë dhe komunikim linguistik italian, pranë Universitetit të Sienes. Ajo njihet edhe si autore programesh televizive, ku në vitin 1993 hap emisionin e parë në satelitin shqiptar me redaksinë “Bota Shqiptare” dhe emisionin “Kalendari TV”. Po këtë vit prezanton Festivalin e Këngës në RTSH. Bashkëpunimin me TVSH-në e vazhdon edhe deri në vitin 2000, ku punon si gazetare e jashtme, autore, skenariste dhe p r o d u c e n t e p r o g r a m e s h televizive dhe radiofonike pranë Departamentit të Kulturës në TVSH dhe Radio Tirana. Në këtë vit, ajo bashkë me bashkëshortin vendoset në Casale Monferrato, Itali.

SUZANA GUXHOLLI
Këshilltarja për ekonominë Guxholli, qëndron me curriculumin e saj në krye të listës së femrave që punojnë në Kryeministri. Ajo vjen nga fusha e ekonomisë ku ka kryer; Studime Doktorature, Universiteti i Strathclyde- it, Glasgow- Angli, studime dhe kërkime shkencore si Fullbright Scholar, studim mbi sistemin universitar amerikan, përqendrim në Fakultetin e Ekonomisë e Biznesit, Southern Illinois University, College of Business, Carbondale, IL. USA. Në vitin 1992, merr titullin “Doktor në Ekonomi”. Ka kryer një sërë kualifikimesh në shumë vende të botës si Izrael, USA, Spanjë, Sllovaki, Angli, Austri, etj. Guxholli është hartuese e mjaft studimeve e botimeve në fushën e ekonomisë, ndërkohë që ka mjaft eksperienca pune në vende si; Kosovë, Maqedoni, Hungari, Turkmenistan, Poloni e Itali. Ajo është njohëse e gjashtë gjuhëve të huaja.

VALDETE VORPSI
Biologia 47-vjeçare Vorpsi ka fituar gradën “Doktor i Shkencave”, në vitin 1995 dhe në vitin 2007 fiton titullin “Prof. i Asociuar”, Universiteti Bujqësor Tiranë.(U.B.T). Vorpsi ka kryer disa kualifikime pasuniversitare të njëpasnjëshme në Greqi. Nga viti 2003 dhe aktualisht, ajo është pedagoge në kurset universitare dhe pasuniversitare në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Botimet dhe veprimtaria e saj shkencore është botuar në “Revista Shqiptare e Shkencave Bujqësore”, “ B u l e t i n i , Matematika e Shkencat e Natyrës”, Revista “Bujqësia Shqiptare”, “Studime Biologjike” etj. Ndërkohë që nga viti 2003 dhe në vijim është hartuese (nga viti 2004 e vazhdim edhe recensuese) e programeve mësimore të lëndëve në nivel universitar dhe pasuniversitar. Ajo është pjesëmarrëse në projekte dhe studime shkencore brenda vendit, si dhe në mjaft konferenca shkencore ndërkombëtare.

ENKELEJDA PATOZI
Enkelejda Patozi, 40 vjeç, gëzon profesionin Inxhiniere Hidroteknike dhe Mjedisi. Në vitin 1995–1996, ajo diplomohet në Programin profesional për Trajtimin e Ujit dhe Mbrojtjen e Mjedisit, kryer në “Ecole Superieure D’ingenieurs de Poitiers- France”. Investimi i saj në fushën e mjedisit i ka dhënë një sërë certifikatash të kryera në vende të ndryshme të botës si; Hungari, Itali, Jordani dhe Afrika e Jugut, Spanjë, Austri, Lituani, Marok, Suedi, Gjermani, Holandë, Belgjike, Singapor, etj. Në vitin 2002, ajo merr licencë si Inxhiniere Projektimi për Sisteme të Furnizimit me Ujë dhe të Kanalizimeve të Jashtme dhe të Brendshme në Republikën e Shqipërisë, Ministria e Rregullimit të Territorit, Transportit dhe Telekomunikacionit. (Gazeta Shqiptare)
Shtuar më 27/05/2008, ora 04:10
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori