Makina del nga rruga, në gjendje të rëndë drejtuesja e mjetit

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Gramsh, pranë fshatit Meshan. Një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë është plagosur rëndë drejtuesja e mjetit.

Raportohet se drejtuesja e mjetit e identifikuar si Klara Hoxha, është dërguar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e aksidentit.


Shtuar 19.02.2020 14:40