Vetëm 50 vjeç, COVID-19 i merr jetën mamisë në Elbasan
Gjakmarrja le pa shkollë 700 fëmijë
Në vijim të përpjekjeve për të luftuar fenomenin e gjakmarrjes në Shqipëri, ekspedita e misionerëve të pajtimit, e udhëhequr nga komiteti i pajtimit ndërkombëtar, ka vizituar ditët e fundit familjet në hasmëri në rrethin e Kukësit e të Hasit.

Sipas të dhënave këtë vit ngelen jashtë bankave të shkollës si pasojë e gjakmarrjes 700 fëmijë, 123 prej të cilëve të kanosur në rrezikshmërinë më të lartë, 600 prej këtyre fëmijëve që nuk ndjekin shkollën janë të ngujuar dhe jetojnë të fshehur në Tiranë apo Durrës, këto fëmijë punojnë për ti ardhur në ndihmë familjes duke fshehur identitetin dhe origjinën. Kjo grup misionarësh do të vazhdojë seri më 27 dhjetor 2012 përfshirë edhe ditën e Krishtlindjeve .


Komiteti i shpëtimit mbarëkombëtar ka ritheksuar se shoqëria shqiptare i ka të gjitha mundësitë për ta përjashtuar fenomenin e vrasjeve për hakmarrje e gjakmarrje, duke i lënë përgjegjësinë e vrasjes mbi autorin dhe lirimin pa kushte të grave e fëmijëve të ngujuar.


Sipas komitetipajtimit të gjakut qytetarët dhe institucionet e shtetit duhet e bëhen bashkë për të parandaluar vrasjet dhe dhunën, duke e cilësuar këtë bashkëpunim si detyrë parësore të çdo individi, institucioni, familjeje, të çdo komuniteti në fshat , qytet apo lagje. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2012, ora 16:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori