Gjakmarrja, fëmijët e ngujuar jashtë shkolle
Rreth 590 fëmijë nuk do të mund të nisin vitin e ri shkollor për shkak të ngujimit si pasojë e gjakmarrjes. Edhe pse Kanuni nuk lejon te preken as femijet dhe as femrat, ne zonat veriore te vendit numerohen 600 gra, te cilat qendrojnë pas mureve te gurta, nga frika e familjareve te hasmit.

Krerë të Komitetit të Pajtimit Mbarekombetar të mbledhur ne nje Kongres thone se para Krishtlindjeve do te nxjerrin nga ngujimi 500 gra e fëmijë, për të cilët kanë marrë besën e hasmit.

"Sot kemi rreth 600 gra dhe 590 fëmijë të ngujuar, të cilët duhet me çdo kusht të mos i lejojmë të jenë të ngujuar dhe të izoluar nga jeta e tyre qytetare. Eshtë një traditë e jona, e cila nuk i cënon kurrë gratë dhe fëmijët, për cfarëdo faji që mund të kenë bërë njerëzit e tyre dhe këtë traditë ne duhet ta kthejmë në një kod moral të shoqërisë, të riardhur sepse ky ka qenë një kod moral. Familjet janë shumë të frikësuara nga gjakmarrjet se sa të kërcënuara direkt nga familjet në hasmëri. Shumica e familjeve në hasmëri thonë që nuk pranojnë të cënojnë gratë dhe fëmijët", thotë Gjin Marku, kryetar i këtij Komiteti. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2013, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori