Gjykata pushon cështjen ndaj Mediut, ministri kundër vendimit
Vendimi i Gjykatës së Lartë për pushimin e çështjes në ngarkim të tij ministrit Fatmir Mediu, është kundërshtuar nga ministri i cili ka kërkuar vazhdimin e gjykimit të çështjes.

Mbrojtësit ligjor të ish-ministrit të mbrojtjes, Mediu paraqitën edhe kërkesën për vazhdimin e gjykimit i cili bazohet në një vendimin nr.16 të vitit 2010 të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas këtij vendimi, i cili është i detyrueshëm për tu zbatuar nga çdo hallkë e sistemit gjyqësor në Shqipëri, personi ndaj të cilit është duke u zhvilluar një gjykim penal, ka të drejtën e përfundimit të këtij shqyrtimi gjyqësor dhe marrjen e një vendimi përfundimtar edhe në rastet kur vepra penale për të cilën ai akuzohet është amnistuar.

“Z. Mediu dhe mbrojtësit e tij kanë bërë të gjitha përpjekjet dhe kanë përdorur të gjitha mjetet ligjore që ky shqyrtim të përfundonte shumë kohë më përpara edhe pse ka thuajse 2 vjet si proçes. I bindur tërësisht në mungesën e përgjegjësisë penale dhe qënien i pafajshëm për çdo vepër të tillë, z. Mediu dhe mbrojtësit e tij ligjor do të shfrytëzojn çdo mjet ligjor për të mundësuar shqyrtimin përfundimtar të kësaj çështje, duke shpresuar se përdorimi i ulët politik i kësaj çështje do të marrë fund një ditë” thuhet në deklaratë.

Ndërkohë Gjykata e Lartë vendosi pushimin e gjykimit të çështjes penale në ngarkim të Fatmir Mediut për shkak se vepra penale për të cilën ai akuzohet është amnistuar.

Në një deklaratë për mediat, avokatët e ish-ministrit të Mbrojtjes Mediu theksojnë se do të shfrytëzojnë çdo mjet ligjor për të mundësuar shqyrtimin përfundimtar të kësaj çështje.

“Z. Mediu dhe mbrojtësit e tij kanë bërë të gjitha përpjekjet dhe kanë përdorur të gjitha mjetet ligjore që ky shqyrtim të përfundonte shumë kohë më përpara edhe pse ka thuajse 2 vjet si proçes. I bindur tërësisht në mungesën e përgjegjësisë penale dhe qënien i pafajshëm për çdo vepër të tillë, z. Mediu dhe mbrojtësit e tij ligjor do të shfrytëzojn çdo mjet ligjor për të mundësuar shqyrtimin përfundimtar të kësaj çështje, duke shpresuar se përdorimi i ulët politik i kësaj çështje do të marrë fund një ditë” thuhet në deklaratë.

Ndërkohë Gjykata e Lartë vendosi pushimin e gjykimit të çështjes penale në ngarkim të Fatmir Mediut për shkak se vepra penale për të cilën ai akuzohet është amnistuar.
Shtuar më 10/12/2012, ora 13:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori