Gjak në tokë dhe njerëz që vrapojnë, çfarë la pas sherri në klubin e natës në Jalë (FOTO LAJM)

Të tjera detaje janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Jalë, ku disa persona janë përplasur me njëri-tjetrin, ku nuk është kursyer as përdorimi i armës.

Sipas informacioneve mësohet se ngjarja ka ndodhur pas mesnatës, ku ata që janë ëprfshirë në sherr kanë qenë duke konsumuar alkool.

JOQ shkruan se sherri ka ndodhur në Folie Marine, ku kanë qenë duke performuar dy këngëtarët e njohur Mc Kresha dhe Lyrical Son.

Më tej dhe një qytetar që ka qenë i pranishëm ka thënë se mbrëmë "është bërë nami", ka pasur përplasje me armë dhe një i ri ka mbetur i plagosur. Siç shihet dhe nga fotot, në tokë ka shenja gjaku dhe të pranishëmit janë duke ikur me vrap.

Shtuar më 28/07/2019, ora 20:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori