Gjak në parket e këpucë, si u rrahën me grushta dy zyrtarët në Gjirokastër

Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me sherrin në Gjirokastër mes nënkryetarit të Bashkisë, Aurel Lapaj dhe punonjësit të Prefekturës, Shefqet Alikaj.

Nga raportimet e para mësohet se dy zyrtarët kanë pësuar dëmtime dhe ndodhen aktualisht në Komisariatin e Policisë në Gjirokastër.

Nga fotot e Fax web duket zyra e nënkryetarit pas konfliktit ku duken njollat e gjakut në parketin e zyrës dhe shenjat e këpucëve me gjak.

Kryetarja e Bashkisë, Zamira Lami ka dënuar dhunën ndaj nënkryetarit të Bashkisë duke shtuar se ngjarja ka ndodhur për shkak të punës. /albeu.com/

Shtuar më 02/05/2018, ora 14:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori