Gjak nė kapele, policia pranė zbardhjes sė vrasjes
Policia mund tė jetė shumė pranė zbulimit tė vrasėsit tė Fatbardha Tafės, 38-vjeēares sė vrarė tre ditė mė parė te zona e ish-Fushės sė Aviacionit nė Tiranė. Burime policore bėnė tė ditur se nė rrobat e njė prej tė dyshuarve tė kėtij krimi janė gjetur disa gjurmė gjaku.

Policia ka dėrguar pėr ekspertizė nė laborator njė kapele me gjak, e cila burimet shtuan se iu gjet tė dyshuarit nė banesėn e tij. Nėse nga analizat do tė rezultojė njė pėrputhje mes kėtyre njollave dhe grupit tė gjakut tė viktimės apo motrės sė saj qė mbeti e plagosur, ėshtė gati automatike ngritja e akuzave ndaj personit tė dyshuar identiteti i tė cilit nuk bėhet me dije.

Pėrveē tij, gjatė 48 orėve tė fundit forcat e rendit kanė shoqėruar mbi 200 persona tė tjerė. Nga kėta janė veēuar 30 tė dyshuar ndėrsa aktualisht numri ėshtė reduktuar nė 10 persona. Mes kėtyre tė fundit, dyshimet mė tė mėdha bien mbi personin tė cilit iu gjet kapelja e gjakosur.

Pėr kė jep informacion tė dobishėm nė arrestimin e autorėve, Policia ka vėnė nė dispozicion edhe njė shpėrblim prej 10 mijė eurosh. Grupi hetimor mund tė kontaktohet pėrmes numrit pa pagesė 129, ose numrit celular 0694104111.

Fatbardha Tafa humbi jetėn tre ditė mė parė kur, ndėrsa ecte e shoqėruar nga e motra Lumturie Gjana dhe fėmijėt, u sulmua nga dy persona qė mė pas u larguan me motor. Ata u pėrpoqėn t’i merrnin varėsen e floririt por reagimi i dy grave i ka shtyrė qė tė pėrdornin thikėn, qė plagosi Lumturien ndėrsa rezultoi fatale pėr motrėn e saj Fatbardhėn. /albeu.com/
Shtuar më 10/08/2012, ora 17:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Nuk është Photoshop, kjo shtëpi e ndërtuar në mes të lumit ndodhet në Serbi.

Nuk është Photoshop, kjo shtëpi e ndërtuar në mes të lumit ndodhet në Serbi.