Giffoni: Ne veri te Kosoves ndjehet nje lloj ndarjeje
Albeu.com
Ndërmjetësuesi i posaçëm të BE-së në veri të Kosovës, ambasadori italian në Kosovë, Michael Giffoni thotë se në pjesën veriore të Mitrovicës nevojitet prani më e madhe e BE-së dhe në këtë pjesë të vendit, më shumë se ...
... në pjesët tjera, ekziston nevoja që të forcohet dialogu dhe të ndërmjetësohet.

“Në Mitrovicë vërtet mund të ndjeni ndonjë lloj ndarjeje, ndërsa kjo është diçka që BE nuk e dëshiron. Dhe për këtë arsye kemi dashur të jemi këtu. Në këtë pjesë të vendit, më shumë se në pjesët tjera, ekziston nevoja që të forcohet dialogu dhe të ndërmjetësohet. Situata është e rëndë, por paraqet sfidë, ndërsa edhe kolegët nga EULEX-i dhe Komisioni evropian kanë të njëjtin mendim”, ka thënë ambasadori italian në një intervistë për Politika.
Shtuar më 03/05/2010, ora 23:23
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori