Gëzuar Kurban Bajramin!
Mijëra besimtarë myslimanë kremtojnë sot ditën e sakrifikimit Eid al-Adha ose festën e Kurban Bajrami. Festimet që i takojnë kësaj dite shënojnë flijimin dhe sakrificën e njeriut në emër të besimit të zotit dhe në emër të dashurisë për njeriun. Ajo përbën festën e madhe të mëshirës, të faljes, mirëkuptimit, mirësisë, vëllazërimit dhe paqes. Kremtimi i kësaj dite siç është bërë traditë filloi në orët e para të mëngjesit, kur mijëra besimtarë myslimanë falen namazin.

Sipas fesë myslimane, riti i faljes së Bajramit të madh konsiston në dy momente; e para është lutja nëpërmjet të cilës shprehet adhurimi për Zotin dhe më pas vjen predikimi. Për këtë ditë të shënuar theret një dash apo një dele e rritur, e cila i dedikohet Zotit. Familja që e ther mund të mbajë aq mish sa i duhet dhe pjesën tjetër duhet ta ndajë me të afërmit dhe familjet e varfra.

Karakteristike e kësaj dite janë dhe ëmbëlsirat dhe zbukurimet. Në çdo familje myslimane gatuhen gjëra të ëmbla të cilat duhet t′u serviren dhe miqve. Ndërkohë të gjithë besimtarët si dhe shtëpitë e tyre duhet të stolisen sa më mirë të jetë e mundur.

Portali Albeu uron të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së KURBAN BAJRAMIT!!! Ju dëshirojmë që ditët e kësaj feste t’i kaloni me shëndet dhe qetësi shpirtërore në mesin e më të dashurve. /albeu.com/
Shtuar më 06/11/2011, ora 08:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori