Gëzojuni diellit të drekës, moti rezervon surpriza gjatë pasdites
Dita nisi e kthjellët sot, por temperaturat pritet të bien gjatë pasdites së mbrëmjes.

Meteoalb raporton se vranësirat do të shtohen gjatë orëve të mbrëmjes duke u shoqëruar edhe me ulje të temperaturave në të gjithë territorin e vendit.

"Territori dominohet nga moti i kthjellët në pjesën më të madhe të tij përjashtuar ekstremin verior ku shfaqen vranësira kalimtare. Pasditja mbetet e kthjellët deri në mbrëmje kur vranësirat shfaqen fillimisht në veriperëndim dhe gradualisht në pjesën më të madhe të vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në mëngjes ndërsa vlerat termike të mesditës do të mbeten të pandryshuara"., - raporton meteoalb.
Shtuar më 02/10/2017, ora 14:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori