Gëzojuni diellit sot pasi mbrëmja sjell surpriza, mësoni parashikimin e motit
Kthjellime dhe vranësira të lehta dominojnë motin në të gjithë vendit gjatë paradites dhe pasdites.

Ndërsa mbrëmja sjell vranësira të fuqishme duke gjeneruar gjatë natës shira të konsiderueshëm në pjesën më të madhe të territorit shqiptar.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sjellin një tjetër rritje me të paktën 2°C në të dy ekstremumet termike ditore duke ngjitur maksimumin në 24- 25°C.

Era do fryjë mesatare në tokë, por e fortë në det, me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor duke gjeneruar në det dallgëzim 3- 4 ballë. /albeu.com/

Shtuar më 11/03/2018, ora 08:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori