Gërvishtin makinën e policisë pastaj dhunojnë edhe policët
Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sherri të nisur pasi shoferi i një autobusi ka gërvishtur makinën e policisë ndërsa dy prej të plagosurve janë efektivë policie. Ngjarja është regjistruar pasditen e sotme pranë sheshit "Skënderbej". Nga konfrontimet ka pasur dhe dëme materiale ku janë thyer xhamat e autobusave urbanë ku njëri prej drejtuesve ka marrë plagë të lehta.

Sipas policisë M.Curri shofer i autobusit i linjës Tiranë-Kamëz ka gërvishtur makinën e njësisë operacionale dhe nuk ka ndaluar pas incidentit.

Ky ka qënë edhe shkaku, i cili ka nxitur konfliktin mes forcave të njësisë operacionale dhe shoferit, duke përfshirë edhe efektivë të tjerë dhe persona që ndodheshin në vendngjarje, të cilët i kanë dalë në mbrojtje shoferit të urbanit. /albeu.com/

Shtuar më 27/09/2012, ora 18:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori