Kallëzimi ndaj gjyqtares pas denoncimit të tij, Rama: Nuk arreston qeveria, por drejtësia

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me kallëzimin nga Ministrisa e Drejtësisë ndaj gjyqtares së gjykatës cilvile Klorinda Çela. Ministri Ulsi Manja, gjatë një konferencë për shtyp u shpreh se gjyqtarja ka bërë veprime skandaloze dhe abuzive me detyrën e si gjykatëse, duke thënë se ka bllokuar një investim madhor të qeverisë me vendimmarrjen e saj.

Një komentues e pyet Ramën në Facebook se, pse nuk e kanë arrestuar gjyqtaren që të mbajë përgjegjësi për veprimet që ka bërë.

“Po nëse kjo gjyqtare ka bërë këtë vendim arbitrar dhe ju bëni një veprim duke e arrestuar dhe duke ja vendosur ne shpine të gjithë pasojat që vijnë nga veprimi i saj”, thotë komentuesi.

Në përgjigje Rama tha se arrestimet nuk i bën qeveria, por drejtësia.

“Nuk jemi në vitin 1945 që arrestonte qeveria, po jemi në një sistem ku arrestimet i bën vetëm drejtësia, prandaj durim dhe gëzuar vitin 2022 e me shëndet familjarisht”, shkruan Rama.

Kujtojmë se para disa ditësh Rama e denoncoi publikisht gjyqtaren Çela/albeu.com


Shtuar 28.12.2021 16:51