Gërdeci, vazhdon të paraqitet pretenca nga ana e prokurorëve
Ditën e sotme pritet të zhvillohet sërish seanca e radhës për gjyqin e Gerdecit. Pas disa shtyrjeve të ditëve të fundit të këtij gjyqi sot pritet të vazhdojë dhënia e pretencës ndaj 29 të akuzuarve kryesor si të implikuar në shpërthimin që ndodhi në Gërdec.
Mungesa e të pandehurit Mihal Delijorgji në sencën e kaluar bëri që ky gjyq të shtyhej për ditën e sotme. Ndërsa Delijorgji, një prej të akuzuarve kryesor në këtë ngjarje me anë të një letre i kishte kërkuar trupit gjykues të Gjykatës së Tiranës që seanca të mos zhvillohej pa praninë e avokatit të tij mbrojtjës Gezim Veleshnja, ndërsa ky i fundit, po me anë të një letre, kërkonte shtyrjen e procesit pasi ndodhej në Gjykatën e Lartë si mbrojtës i ish-Zv. kryeministrit Ilir Meta.
Gjatë seancave të kaluara prokurorët e kësaj çështje kanë mundur që të paraqesin përpara gjykatës 350 faqe të materialit të organit të akuzës ndërsa i pritet që gjatë ditës së sotme të lexohen edhe 150 faqe të tjera të mbetura nga i gjithë materili i cili sipas prokurorisë ka qenë shumë voluminoz.

Gjyqi i Gërdecit ka disa vite që ka nisur dhe akoma nuk është marrë një vendim nga Gjykata e Tiranës. /albeu.com/
Shtuar më 01/11/2011, ora 09:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori